Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa - Remi, sikur gjatë ngërçit të vitit 2014, kërkon sërish një marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së.“Zgjidhje..,të pavarur nga të huajt! Marveshje politike-strategjike PDK-LDK… Këshillë dinjitoze si përherë nga Miku i sprovuar i Kosovës… Kosova duhet bërë zgjidhjet nga mbrenda, të pavarur nga të huajt dhe entitetet që na rrethojnë (Bosnja, Serbia, Turqia). Ideja e marrëveshjeve politike, ofron zgjidhje (jo domosdo koalicion)mbase do të funksiononte më mirë. Une mbetem ithtarë i marrëveshjes politiko-strategjike mes PDK e LDK me garanca të qëndrueshme dhe kredibile” (sic.), ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/