LAJMI I FUNDIT:

Rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian, Kosova me rritjen më të madhe në notën e saj krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor

Rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian, Kosova me rritjen më të madhe në notën e saj krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor

Raportet vjetore të Komisionit Evropian, të publikuara dje, tregojnë se, krahasuar me vitin 2022, Shqipëria ka pasur progres në gjashtë kapituj negociues, derisa pason Kosova me progres në pesë kapituj.

Komisioni Evropian bën një vlerësim për progresin e vendeve të Ballkanit perëndimor në secilin prej 33 kapitujve negociues.


Niveli i përgjithshëm i vlerësimit shkallëzohet nga 1 deri në 5.

Sa i përket plotësimit të kushteve për BE, Mali i Zi mbetet i pari në rajon me një notë mesatare prej 3.2, pavarësisht se këtë vit nuk pati ndonjë progres.

Serbia pati progres në kapitullin 17 që lidhet me politikat ekonomike dhe monetare. Nota e përgjithshme e Serbisë nga 3.03 shkon në 3.05.

Për të nijetin kapitull shënoi progres edhe Maqedonia e Veriut, e cila ngriti notën e përgjithshme nga 3.02 në 3.03.

Shqipëria ka shënuar progres në gjashtë kapituj. Këta janë Kapitulli 7: Ligji i pronësisë intelektuale, Kapitulli 9: Shërbimet financiare, Kapitulli 13: Peshkimi dhe akuakultura, Kapitulli 15: Energjia, Kapitulli 17: Politika Ekonomike dhe Monetare dhe Kapitulli 19: Politika Sociale dhe punësimi.

Çka përmban Pakoja e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e çka për Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë e Turqinë
Lexo po ashtu Çka përmban Pakoja e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e çka për Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë e Turqinë

Këto ndryshime kanë rritur notën e përgjithshme të Shqipërisë nga 2.64 në 2.74.

Kosova është vendi që ka shënuar rritjen më të madhe të notës së saj – nga 1.85 në 1.98. Nota e saj është përmirësuar në pesë kapituj negociues.

Këta kapituj, për Kosovën, janë Kapitulli 1: Lëvizja e lirë e mallrave, Kapitulli 4: Lëvizja e lirë e kapitalit, Kapitulli 7: Ligji i pronësisë intelektuale, Kapitulli 12: Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare dhe kapitulli 26: Arsimi dhe kultura.

Së fundi, Bosnja dhe Hercegovina nuk ka parë ndonjë ndryshim në nivelin e përgatitjes së saj. Nota mesatare e saj është 1.67, e njëjtë me vitin e kaluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori