LAJMI I FUNDIT:

Rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë edhe me tabelë bëhet shesh

Rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë edhe me tabelë bëhet shesh

Tashmë përfundimisht edhe me tabelë rrugore, është mbyllur rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Nga sot, kjo rrugë tashmë edhe zyrtarisht quhet edhe shesh dhe përveç autobusit urban, taksistëve dhe automjeteve që destinacion kanë parkingun nëntokësor, nuk lejohet asnjë automjet tjetër të qarkullojë në këtë drejtim.


Me tabelën e vendosur në udhëkryqin kryesor në afërsi të Katedrales në kryeqytet, tashmë vozitësit që vijnë nga drejtimi i lagjes “Dardania”,  atyre që lëshohen Mensa e Studentëve dhe të tjerëve që vijnë nga drejtimi i lagjes “Ulpiana”, nuk do të mund të qarkullojnë në këtë rrugë të shndërruar në shesh.

Megjithatë, në mungesë të shenjave të trafikut, ka disa javë që shumë drejtues automjetesh  janë gjobitur nga policia, njofton RTK.

Në asnjërën anë të rrugës “Xhorxh Bush” nuk kishte tabela të vendosura, e që do të sinjalizonte ndalimin e kalimit në këtë zonë me automjete, kurse policia në anën tjetër, ka shqiptuar vazhdimisht gjoba.

Bazuar në deklaratat e zyrtarëve komunalë të Prishtinës, shumë shpejt do të shpallet tenderi për rregullimin e kësaj rruge, më saktësisht, shndërrimin e  saj në shesh.

Kjo do të bënte që sheshi të zgjatej nga hoteli Grand, e deri tek udhëkryqi i Katedrales.

Në këtë mënyrë, sheshi kryesor i Prishtinës, në tërësi do të zgjatet nga Parlamenti i Kosovës e deri tek ky udhëkryq, duke u ndarë në disa pjesë sipas emërtimeve.

Emrat e personaliteteve në këtë shesh fillojnë me atë “Ibrahim Rugova”, pason me “Skënderbeun”, pastaj “Nënë Tereza”, vijon me sheshin “Zahir Pajaziti” dhe përfundon me atë “Xhorxh Bush”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori