LAJMI I FUNDIT:

Rruga para Katedrales deri te BQK në Prishtinë do të shndërrohet në shesh

Rruga para Katedrales deri te BQK në Prishtinë do të shndërrohet në shesh

Rruga “Xhorxh Bush” dhe një pjesë e Rrugës “Garibaldi” në kryeqytet sot po qëndrojnë të bllokuara.

Kjo rrugë do të jetë e bllokuar nga ora 06:00 deri në orën 24:00.


Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka konfirmuar për klankosova.tv, se kjo pjesë planifikohet që të shndërrohet në shesh.

“Në kuadër të këtij projekti është edhe vetëdijesimi i qytetareve lidhur me këtë çështje”, ka thënë Tahiri.

“Për këtë arsye është mbyllur sot nga ora 06:00 deri në ora 24:00. Plani është që kjo të përsëritet disa herë, edhe në fundjava të tjera, dhe brenda asaj hapësirë të zhvillohen aktivitete të ndryshme”.