Liga e Konferencës po e zhvillon sezonin e parë dhe ka qenë një sezon jashtëzakonisht interesant.

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës, ku në gjysmëfinale janë Roma, Leicester City, Feyenoord Roterdam dhe Olympique Marseille.


Në Olimpico të Romës do të jetë një atmosferë elektrizuese me 70 mijë tifozë të pranishëm ku Roma pret Leicesterin.

05ecd8016d2e5fba45754c2f1943487a197a2ba3 1651181758 963d27a1  1

Dy skuadrat në ndeshjen e parë në Angli barazuan 1-1, derisa tani pritet një ndeshje e zjarrtë në Olimpico pasi finalen e duan si vendasit ashtu edhe mysafirët.

Ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të jetë edhe në Marseille, ku Olympique Marseille pret Feyenoordin.

Cyriel Dessers match Feyenoord OM Marseille

Gjiganti holandez ka triumfuar në ndeshjen e parë 3-2, derisa francezët kërkojnë rikthimin e madh për të shkuar në finale.

Kujtojmë që finalja e madhe e Ligës së Konferencës zhvillohet në kryeqytetin shqiptar Tiranë. /Telegrafi/

telegrafi sport app