LAJMI I FUNDIT:

Rruga drejt Jazhincës, vatër e aksidenteve (Video)

Rruga drejt Jazhincës, vatër e aksidenteve (Video)

Mos respektimi i shenjave të komunikacionit, tejkalimet në vijë të plotë , hyrje daljet nëpër fushat e fshatrave si dhe mungesa e trotuareve, janë ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve të shpeshta në aksin rrugor Tetovë – Jazhincë, njofton Alsat M.

Banorët e fshatrave të këtij aksi rrugor ankohen se shkeljet e rregullave bëhen më shpesh nga vozitës të rinj, ndërkohë që kërkojnë nga policia që sa më shpesh të patrulloj në këtë anë me qëllim të parandalimit të shkeljeve.


“Këtu aspak nuk respektohen rregullat pasi aksi rrugor Tetovë-Jazhincë për çdo vit ka aksidente, thonë që rreth 20 viktima ka pasur këtu sidomos fëmijë. Nëse do jenë prezent çdo ditë policët do respektohet edhe komunikacioni”.

“Të rinjtë e bëjnë këtë se për tjerët s`mund të them, ndodh sidomos kur vijnë këta të kurbetit. Mendoj se prezenca e policisë do kryente më shumë punë do kishim pasoja më të vogla”.

“Të rinjtë, iu jepet leja shkel e shko dhe vozitin shumë shpejtë. Duhet të ketë polic dhe ata që dalin ta respektojnë edh e ata jo vetëm të dalin po të respektojnë ligjet”.

“Nga komuna e Tearcës nuk kanë pranuar të flasin para kamerës ndërkohë janë shprehur se kjo është çështje e policisë dhe e njëjta duhet sa më shpesh të patrullojë në rrugën Tetovë – Jazhincë me qëllim të prevenimit të aksidenteve të shumta”.

Nga sektori i punëve të brendshme të Tetovës, informojnë se vetëm vitin e kaluar, në këtë aks rrugor ka pasur rreth 50 aksidente, njëri prej të cilëve ka përfunduar edhe me humbje jete të një vozitësi, 15 me lëndime trupore dhe 27 me dëme të konsiderueshme materiale. Më së shumti aksidente janë regjistruar në muajin gusht, thonë të dhënat e SPB-së së Tetovës, gjithsej 9 të atilla, ndërsa shkaktar i 90 për qind të aksidenteve ka qenë vozitja e shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Besnike Salihu
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Lajme
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Kalo në kategori