LAJMI I FUNDIT:

Rruga me borë, fermeri në Debëlldeh bartë ushqimin për kafshë me kalë

Rruga me borë, fermeri në Debëlldeh bartë ushqimin për kafshë me kalë

Banorët e fshatit malor Debëlldeh në Viti, ankohen se rruga e tyre është e pakalueshme nga bora.

Një fermer ka treguar se në lagjen e tij në pamundësi për të qarkulluar me veturë, është detyruar të nxjerr kalin për kryer punët në fshat.


Ai ka dërguar pamje nga Debëlldehu ku shihet duke bartur ushqimin për kafshë me një kalë, dhe thotë se askush nuk ka intervenuar për largimin e borës.

Thotë se i bie të udhëtojë rreth 2 kilometra.

“2 km rrugë për të marr ushqim për kafshët deri te ferma, po duhet të bartim me kali gjerat ushqimore. Kam një fermë të lopëve dhe dhive, me kali jemi të detyruar të bartim gjerat që na nevojiten sepse rruga prej borës është e pa kalueshme. Me kali e bartim misrin për fermë, jemi në krye të fshatit nalt”, tha ky banor për televizionin lokal të Anamoravës PlusTV.

Kryetari i fshatit Fazli Neziri, thotë se pas reshjeve të borës e ka njoftuar komunën për gjendjen e rrugës.

“Në momentin që ka ra borë ankesat e para, menjëherë e kam informuar drejtorin e Shërbimeve Publike, kanë dal në terren, dhe rruga kryesore e fshatit është e kalueshme, nuk më është ankuar dikush më”, tha ai.

Kurse nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Viti, i kanë thënë televizionit se kompania për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, ka intervenuar në largimin e borës dhe rruga e fshatit është e kalueshme atje.

Por banorët thonë se telashe kanë pasur në rrugët nëpër lagjet ku sipas tyre nuk është intervenuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori