Katër persona kanë pësuar lëndime të rënda, kur të enjten mbrëma u goditën nga rrufeja në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.

Dy gra dhe dy burra e pësuan gjatë një stuhie të fuqishme në parkun Lafajet në Washington, kanë bërë të ditur ekipet e zjarrfikësve, transmeton Telegrafi.


Duke marrë parasysh se parku gjendet jo larg Shtëpisë së Bardhë, rrufeja goditi pranë një peme që rrethohet nga kompleksi i Shtëpisë së Bardhë – e personat e pafat janë ndihmuar nga personeli i Shërbimit Sekret.

“Kemi arritur shpejt t’i dërgojmë në spitalet më të afërta. Të gjithë kanë pësuar lëndime të rënda – që ua rrezikojnë jetën”, thanë zjarrfikësit.

E pas incidentit autoritetet lokale kanë mbyllur një pjesë të parku.

https://twitter.com/jackiebensen/status/1555335448985206789?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1555335448985206789%7Ctwgr%5Eaf750f024a57703a1f9760a703fb9627e9e004df%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3985205%2Fcetiri-osobe-povredjene-u-udaru-groma-kod-bele-kuce

Shërbimi Nacional meteorologjik për rajonin e Washingtonit, mbrëmë ka paralajmëruar për mot të ligë, e hetimet do të tregojnë nëse të lënduarit e kanë ditur për këtë paralajmërim dhe çfarë ishin duke bërë në park kur u goditën nga rrufeja. /Telegrafi/