LAJMI I FUNDIT:

Rrritet numri i viktimave të trafikut dhe skllavërisë në Britani (Video)

Rrritet numri i viktimave të trafikut dhe skllavërisë në Britani (Video)

Numri i viktimave të trafikimit dhe skllavërisë moderne të ndihmuar nga organizata bamirëse “Ushtria e Shpëtimit” në Angli dhe Uells është rritur gati pesë herë krahasuar me vitin 2012.

Nga prilli i vitit të kaluar deri marsin e këtij viti grupi ka ndihmuar më shumë se 1 800 viktima të situatave të tilla, në një kohë kur gjatë periudhës kohore korrik 2011-korrik 2012, shifra nuk kapërcente 380.

269 nga personat që i kanë kërkuar ndihmë “Ushtrisë së Shpëtimit” ishin shqiptarë, 148 polakë e 136 nigerianë. Nuk ka as pikën më të vogël të dyshimit se është rritja e ndërgjegjësimit ajo që po sjell si rezultat shtimin e numrit të të identifikuarve dhe të atyre që pranojnë ofertën për ndihmë, i tha agjensise se lajmeve Reuters drejtoresha e anti-trafikut në këtë organizatë, Anne Read, përmes një interviste telefonike.

Viktimat e punës së detyruar, shfrytëzimit seksual dhe robërisë në Britani llogaritet të mbërrijnë në 13 000. Në nivel global, puna e detyruar sjell çdo vit 150 miliardë dollarë përfitime të paligjshme. Akti i skllavërisë modernem, që në Angli hyri në fuqi në vitin 2015, e rrit maksimumin e dënimit për trafikantët nga 14 vjet heqje lirie në burgim të përjetshëm dhe parashikon gjithashtu masa për mbrojtjen e personave që mendojnë se mund të jenë të rrezikuar nga skllavëria, transmeton tch.

Përkrahja e ofruar nga “Ushtria e Shpëtimit” për ata që i drejtohen për ndihmë përfshin akomodimin, këshillimin e tyre si dhe asistencë ligjore.