LAJMI I FUNDIT:

Rrota e goditi shtëpinë me një shpejtësi prej 105 km në orë

Rrota e goditi shtëpinë me një shpejtësi prej 105 km në orë

Nuk është e pazakontë që diçka të të bije nga makina teksa lëvizni me shpejtësi të madhe në trafik, por kur një rrotë bie, e gjithë rruga e ndjen atë.

Kjo video na vjen nga shteti federal i Ohajos, dhe një rrotë ra nga makina dhe “bredhi” nëpër lagje lagje, transmeton Telegrafi.


Ajo rrotë endacake e goditi shtëpinë me një shpejtësi prej 105 km / orë, kamera e së cilës regjistroi gjithçka, kështu që rrota i theu dritaren, një shtyllë, dhe madje i ra zilja.

Shaka mënjanë, rrota që ra nga automjeti bëri mjaft dëme, por për fat të mirë nuk ishte vdekjeprurëse gjatë udhëtimit të saj. /Telegrafi/