LAJMI I FUNDIT:

Rrolls-Royce Ghost tërësisht i ri u transportua me shtresa të mëdha kamuflazhi (Foto)

Rrolls-Royce Ghost tërësisht i ri u transportua me shtresa të mëdha kamuflazhi (Foto)

Përditësime të mëdha, në gjeneratën e dytë të modelit Phantom

Meqenëse është në treg për dhjetë vjet, është koha që Rrolls-Royce Ghost të pësoi ndryshme, transmeton Telegrafi. Ky model ka pësuar ndryshime të lehta në mesin e kësaj periudhe më 2014, që për kohë nuk janë të mjaftueshme.


Tashmë dihet sigurt, se ky model tërësisht i ri do të vijë sigurt, pasi është parë duke u transportuar me shtresa të mëdha kamuflazhi.

Megjithëse ishte tepër i fshehur nën shtresa, Ghost ka pësur ndryshime të dukshme, që e dallon prej modelit paraprak.

Pasi që Ghost është shumë i rëndësishëm për Rolls-Royce, nuk pritet të ketë ndryshime drastike, për të mos i zhgënjyer klientët e rregullt. Grilli pritet të ketë ndryshime të lehta, si dhe disa linja që mund të ngjajnë me ato të modelit Phantom.

Ky Ghost pritet të ketë arkitekturën e re nga alumini të dizajnuar nga Rrolls-Royce, që do ta bëjë më të lehtë dhe shumë më të shpejtë. /Telegrafi/