LAJMI I FUNDIT:

“Rroftë” dialogu me Serbinë!

“Kjo bot‘ u-çthur: O prapësi, o dreq/ Që unë paskam lindur të të ndreq”! (William Shakespeare – Hamleti)

Për të shkruar këtë artikull m’u mbush mendja me të marrë lajmin zyrtar, protokollar, shtetëror dhe diplomatik, se më në fund iu plotësua dëshira e kahershme presidentes Jahjaga për t’u takuar me presidentin serb, Tomislav Nikoliq. Jo që nuk i kisha besuar “sinqeritetit” të Presidentes qysh me të parën, se isha i sigurt që ajo e kishte me gjithë mend! As përpjekjeve të ndërkombëtarëve që bëjnë çmos për t’ia plotësuar dëshirën e shfaqur! Megjithatë, nuk mund të paragjykoja se Atifetja është e “përvëluar” për t’u takuar me njeriun që popullit të saj i ka shkaktuar aq shumë vuajtje, fatkeqësi dhe tragjedi të shumta, në një kohë aq të afërt, sa ajo t’i ketë harruar të gjitha këto… Sepse, Presidentja jonë nuk ishte në atë kohë foshnje sa të mos i kujtohen të gjitha ato tmerre!

Më shkoi mendja njëherë se mos më në fund po i bie pishman, sidomos pas pranimit të letrës nga gruaja prej të njëjtit qytet që vjen edhe ajo vetë, Nusrete Kumnova (kryetare e “Thirrjet e Nënave” – Gjakovë) me një përmbajtje shumë kuptimplote. Por jo, çfarë! Tash ishte gjithçka vonë; punë e kryer tashmë. Mirëpo, plotësisht e qartë, kjo është politika presidenciale e shtetit të Kosovës, njësoj siç është edhe ajo e Qeverisë së Kosovës! Dhe ashiqare, që të dyja këto nivele fjalët i kanë në një vend dhe për këtë kanë rënë me kohë në ujdi! Dhe, as mos pritni se mund të ndodhë ndryshe! E aq më shumë dhe më shpejt në ujdi me diplomatë të shteteve të fuqishme të globit, të cilët këtë e bëjnë së pari për llogari të veta, e më pastaj “del çka del” edhe për Kosovën?!

Ashiqare këtu po dihet se Kosova nga këto kalkulime s’është gjë tjetër, veçse viktimë! Askush nuk i di dhe as që i përmend favoret që Kosova do t’i “fitojë” pas kësaj. Madje, as ata vetë që janë pjesë e kësaj marrëveshjeje që pritet të thuhet “historike!” Mirëpo, pasojat janë fare të kuptueshme. Prandaj, hyrja në këtë rrugë të çon vetëm në një kahe dhe në një rezultat: ta kajti s’ta kajti, ia pafsh hajrin: veriu i Kosovës e pati!

S’ka gjë që veriu nuk do t’i bashkëngjitet Serbisë, kur dihet se kjo pjesë e përkëdhelur dhe e privilegjuar nga ndërkombëtarët, tashmë dhe e dominuar me popullatë serbe, më afër do të ndihet me shtetin e Serbisë se me shtetin e Kosovës! Gati njësoj siç është ndierë që prej vitit ’99. Po, sepse në këtë pjesë të Kosovës na qenka krijuar “realiteti i ri!”. Spastrimi etnik i 12.000 shqiptarëve nga kriminelët serbë të Serbisë dhe të Kosovës dhe kjo para syve të “dorëzanëve” (bën dhe tarzanëve) të KFOR-it (francez) dhe të UNMIKU-t! Për këtë të vërtetë të pamohueshme flasin njerëzit e gjallë të cilët e kanë përjetuar më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000! Hajt e bjeri në fije atëherë se me skenarin e kujt u bë gjithë kjo xhurulldi! Se për regjinë dhe regjisorin tashmë punë e ditur kjo! Me bekimin e vetë KFOR-it dhe vetë UNMIKU-t pra!

Presidentja Jahjaga nuk ka pse të ndihet keq, sidomos tash pas takimit me presidentin serb Nikoliq. Këtë dert ia ka hequr si me dorë, analisti ynë, Halil Matoshi. Duke i lexuar analizat politike të tij të shpeshta dhe të gjata, në veçanti atë të kësaj jave në “Kohën Ditore”, për pak me ta “mbushë” mendjen se analist më të “hollë”, mos u lodhni kot, se nuk mund të gjeni! Më në fund ai na i “hoqi” të gjitha dilemat dhe mëdyshjet se “Qasja e Qeverisë ndaj dialogut dhe veriut është e drejtë”! Ani që nuk është “profet dhe nuk e di çka do të ndodhë në vitin 2099-2100”, por që sipas Halilit mjafton që Kosova deri në fund të këtij shekulli e mori davanë dhe do të jetojë në selamet! Dhe të gjitha këto profeci i nxjerr nga Pakoja e Ahtisarit, me aneks dhe me nen “të pakundërshtueshëm”! Po, sepse Qeveria e Kosovës dhe diplomacia perëndimore kanë “zbuluar” një “zgjidhje kreative” (sic!) për veriun e Kosovës nga një pako paksa e modifikuar nga ajo origjinale e Ahtisarit, “p.sh. Ahtisari pa emër”!?

Duke e lexuar analizën në fjalë të Matoshit, seç m’u kujtuan për dreq dy vargjet e Shekspirit atribuuar Hamletit: “Kjo bot‘ u-çthur: O prapësi, o dreq/ Që unë paskam lindur të të ndreq!” Nuk i dihet! S’janë të panjohur emrat që e kanë shpëtuar njerëzimin në sa e sa raste, e le më një Kosovë të vogël!…Prandaj, le të shpresojmë që Matoshin s’do ta ndjekë fati i Hamletit! Së paku nëse u besojmë profecive të tij dhe nëse dalin të sakta. Dhe, veç le të dalë e jotja, Halil, se kemi për ta kërkuar hallallin hiç pa dert!

Kështu që sipas Matoshit s’po na mbetet tjetër, veç ta lusim Zotin që të na japë ymër të gjatë e të kënaqemi deri në fund të këtij shekulli… e sa përtej… matanë, s’ka profet që mund ta parashohë, e le më rrota e një shqiptari! “Rroftë” dialogu me Serbinë!

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori