LAJMI I FUNDIT:

Rrobat të cilat do të jenë trend i vërtetë pranveror: Do të dëshironi t’i keni në dollapët tuaj (Foto)

Rrobat të cilat do të jenë trend i vërtetë pranveror: Do të dëshironi t’i keni në dollapët tuaj (Foto)

Pranvera sjell trendë të rinj mode, mirëpo një trend tashmë është shfaqur në pistat e modës.

Besojmë që do ta adhuroni, sepse tashmë mund të gjendet edhe në dollapët e shumë damave.


Fjala është për pëlhurën e lehtë dhe valëvitëse – fanellën me çelje në supe, transmeton Telegrafi.

Detaji romantik dhe femëror i modës me të cilin do të zbuloni supet mund të kombinohet edhe me pantallona edhe me funde.

Dhe jo vetëm fanella, bluza… edhe fanellat me fyt do të jenë ideale për sezonin që po vjen. Pa marrë parasysh çeljet, mund t’i vishni edhe në punë, për shkak të mëngëve të gjata.

Ju çfarë mendoni për këtë trend?

/Telegrafi/