LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti social i Donald Trumpit shfaqet në App Store

Rrjeti social i Donald Trumpit shfaqet në App Store

TRUTH Social i ish-presidentit Donald Trump duket se është gjerësisht i disponueshëm në App Store të Apple.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aplikacioni u shfaq pak para mesnatës, përpara orarit të raportuar më parë nga disa media.


Një burim i njohur me prezantimin i kishte thënë FOX Business Sunday se kompania po operon nën një qasje të organizuar.

Ai shpjegoi se TRUTH Social do të “popullohet” me përdorues të rinj që e porositën paraprakisht aplikacionin.

Aplikacioni përfshin veçori të tilla si një profil i personalizuar, një mjet kërkimi dhe jo vetëm kaq.

Afati kohor për një nisje plotësisht operacionale është në përputhje me atë që ish-presidenti Trump i tha Fox News në një intervistë në dhjetor, kur ai theksoi se platforma e mediave sociale do të ishte “në formë të shkëlqyer” deri në fund të tremujorit të parë, në mars të vitit 2022. /Telegrafi/