LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti SafeJournalists: Zhgënjim për sekuestrimin e pajisjeve të gazetarit shqiptar dhe presionin për zbulimin e burimeve të tij

Rrjeti SafeJournalists: Zhgënjim për sekuestrimin e pajisjeve të gazetarit shqiptar dhe presionin për zbulimin e burimeve të tij

Organizatat ndërkombëtare të gazetarëve kanë reaguar ashpër për veprimet e Prokurorisë së Posaçme SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno, që vendosi t’i sekuestrojë dy telefonat dhe pajisje të tjera elektronike në tentativë për ta bërë të tregojë burimin e informacionit të shkrimeve investigative.

“Mapping Media Freedom” citon avokatin e gazetarit Qyno i cili shprehet se “urdhrat e shkallës së parë janë në kundërshtim me standardet e vendosura nga Gjykata e Lartë për mbrojtjen e burimeve dhe materialeve gazetareske”.


Ndërsa “European Centre for Press and Media Freedom”, shprehet se “jemi shumë të shqetësuar pasi mësuam se Gjykata Speciale e Tiranës ka lejuar SPAK të sekuestrojë pajisjet e gazetarit Elton Qyno për të zbuluar burimet e tij”.

Konfidencialiteti dhe siguria e burimeve gazetareske, thuhet më tej në reagim, është parësore dhe nuk duhet të cenohet kurrë.

Veprimet e SPAK dënohen dhe nga rrjeti “Safe Journalists”, që thekson se SPAK duhet të kishte përdorur të gjitha metodat e disponueshme hetimore për të hetuar rrjedhjet e mundshme nga institucioni i tyre, pa bërë presion për të zbuluar burime dhe pa sekuestruar pajisjet e gazetarit.

“Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të kenë prioritet sigurimin dhe ruajtjen e informacionit në lidhje me hetimet përpara se të synojnë gazetarët dhe burimet e tyre. Kjo qasje është jetike për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e hetimeve profesionale dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në reagimin e “Safe Journalists”.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori