Përmes kësaj kumtese, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore të Ferizajt, e cila e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt, në nëntor të vitit 2015.
Siç njoftohet, që prej vrasjes së Donjeta Pajazitajt, RrGK ka bërë përpjekje të vazhdueshme që drejtësia të vihet në vend dhe vrasësi të marrë dënimin e merituar.
“RrGK, duke përfaqësuar 158 organizata anëtare nga e gjithë Kosova, ka protestuar për të kërkuar drejtësi për këtë rast, si dhe vazhdimisht u ka bërë thirrje institucioneve që të ketë reagim adekuat- kjo pasiqë fillimisht Gjykata Themelore në Pejë e kishte liruar të akuzuarin Pajazitaj, në mars të vitit 2018”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, duke qenë dëshmitarë se kohën e fundit janë bërë publike një numër tejet shqetësues i rasteve të dhunës fizike dhe seksuale ndaj grave, vendime të tilla, si ky sot, sjellin një fije shprese se dhuna dhe vrasjet e grave dënohen, pa kompromis e pa asnjë arsyetim të vetëm.
Kujtojmë se raporti ynë i fundit hulumtues “Nga Ligjet në Vepra”, ndër të tjerash, ka vënë në pah edhe një herë se dënimet për ushtruesit e dhunës me bazë gjinore janë të ulëta, se ka prirje të “fajësimit të viktimës”, si dhe zyrtarët policor më shpesh e dërgojnë viktimën në strehimore sesa që fillojnë procedurat ndëshkimore ndaj ushtruesit të dhunës.
Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU.
RrGK zotohet se do të vazhdojë përpjekjen tashmë disa dekadëshe të monitorimit të reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore, duke u përpjekur për parandalimin e dhunës ndaj grave, si dhe duke përmirësuar mbështetjen institucionale dhe publike për personat të cilët kanë përjetuar dhunë./Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“U dëgjuan breshëri të të shtënave”, Bajrush Xhemajli dhe Kamber Buqolli dëshmojnë për maltretimet në burgun e Dubravës

Mickoski: Ekonomia po rikuperohet, do të kemi rritje të investimeve të huaja

As epopeja e UÇK-së nuk i bashkon veteranët dhe Qeverinë e Kosovës

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi