LAJMI I FUNDIT:

Rrjetet sociale po shtojnë xhelozinë në çift: Pse ndodh dhe si ta ‘luftoni’

Rrjetet sociale po shtojnë xhelozinë në çift: Pse ndodh dhe si ta ‘luftoni’

Sipas Psychology Today, njerëzit që ndajnë më shumë nga marrëdhënia e tyre në rrjetet sociale raportojnë se janë më të lumtur me partnerin, dhe gjithashtu kanë tendencë të jenë më të përkushtuar

Sidoqoftë, këto përfitime mund të kenë një kosto. Gjatë gjithë pandemisë, gjithnjë e më shumë nga ndërveprimet tona shoqërore janë zhvendosur në rrjetet sociale.


Në një studim të fundit nga Instituti Kinsey, 1 nga 5 pjesëmarrës zbuloi se kishte qenë në kontakt me një ish-partner gjatë pandemisë. Këto ndryshime mund të kontribuojnë në ndjenjat e xhelozisë në marrëdhënie.

Studiuesit e përcaktojnë “xhelozinë romantike” si – përgjigje ndaj kërcënimit të një pale të tretë, kundrejt marrëdhënies. Ne bëhemi xhelozë kur rrezikojmë të humbasim diçka për të cilën interesohemi, nga një rival i mundshëm.

Kur lihet e pakontrolluar, xhelozia mund të jetë e dëmshme për marrëdhëniet dhe madje është ofruar si një shpjegim për lidhjen midis përdorimit të Facebook dhe divorcit.

Rrjetet sociale mund të shkaktojnë xhelozi sepse na lidhin me një rrjet më të gjerë partnerësh të kaluar apo të mundshëm. Madje, shumë prej nesh mund të kenë ende një ish-partner, “friend” në Facebook apo “ndjekës” në Instagram.

Nga ana tjetër, prania në rrjete sociale na ekspozon ndaj ndërveprimeve të paqarta midis partnerit tonë dhe njerëzve të tjerë.

Meqenëse na mungon konteksti për t’i interpretuar këto bashkëveprime, imagjinata lëviz dhe interpreton në mënyra të ndryshme. Pastaj, “kontrolli” i mëtejshëm në përpjekje për të lehtësuar dyshimet, në fakt mund edhe t’i përkeqësojë gjërat.

Pra, si ta thyejmë këtë cikël?

– Vendosni kufij në përdorimin e rrjeteve sociale, veçanërisht gjatë pandemisë.
– Shmangni dëshirën për të spiunuar partnerin tuaj.
– Nëse shihni diçka që ju shqetëson, tregoja atij/asaj.

Komunikimi i drejtpërdrejtë me partnerin tuaj ka të ngjarë të jetë më efektiv për të zvogëluar pasigurinë tuaj sesa një zhytje e thellë në postimet e tyre në rrjete sociale, citon Anabel.

– Në fund, strategjia më e mirë dhe më e thjeshta: Bëni një pushim dhe largohuni nga ekrani. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori