Banorët e fshatit Gjonaj të Hasit në Prizren, kanë përfituar rrjet të ri energjetik. KEDS ka investuar në këtë fshat një trafo të re, si dhe ka bërë ndërrimin e 50 shtyllave.
Naim Arapi menaxher për projekte në KEDS tha se synim kryesor i këtij investimi ka qenë përmirësimi i infrastrukturës dhe furnizimi më i mirë i energjisë elektrike.
“Përveç, përmirësimit të furnizimit më të mirë të energjisë, banorët e kësaj lagjeje në Gjonaj, ndihen më të sigurt për shkak të kabllove dhe telave të shkapërderdhur që kanë qenë deri më tash”, tha Arapi.
Ai tregon se trafoja që ka furnizuar me rrymë një pjesë të konsumatorëve të këtij fshatit, ka qenë shumë e vjetër. “Trafoja e vjetër 250 kvA (kilovolt Apmer), është zëvendësuar me trafo të re 400 kvA. Po ashtu në kuadër të këtij projekti janë vendosur edhe 50 shtylla elektrike të tensionit të ulët”, tha Arapi.
Arapi tregon se nga ky projekt kanë përfituar 83 konsumatorë.
Ndërkaq, banorët e fshatit Gjonaj thonë se ky investim ka qenë i qëlluar dhe i domosdoshëm.
Banori i fshatit Rizan Lushaj tha se me këtë investim të KEDS-it, është përmisuar furnizimi me energji elektrike. “Rrymën e kemi pasur shumë të dobët. As dritë si duhet nuk kemi pasur e lëre më të shfrytëzojmë për gjëra tjera”, tregon Lushaj.
Sipas tij, vendosja e trafos së re ka përmirësuar furnizimin me energji elektrike. “Tash e kemi rrymën e fortë, besa edhe siguri më të madhe, sepse edhe shtyllat i kemi pasur shumë të vjetra”, tregon ai.
Menaxheri i projektit në KEDS Naim Arapi,tha se ky investim është bërë pikërisht për të përmisuar furnizimin me energji elektrike si dhe për të hequr rreziqet që banorët e lagjes së këtij fshati kanë pasur për shkak vjetërsisë së infrastrukturës. “Jemi të kënaqur me përfundimin e këtij projekti. Besojmë se kemi bërë një zgjidhje të mirë për 83 konsumatorët e këtij fshati”, tha Arapi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë