LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhje masive të të dhënave nga Facebooku: Zbulohet numri i telefonit i Zuckerbergut

Rrjedhje masive të të dhënave nga Facebooku: Zbulohet numri i telefonit i Zuckerbergut

CEO i Facebookut, Mark Zuckerberg thuhet se ishte mes viktimave të një rrjedhje masive të të dhënave që, ndër të tjera, zbuloi numrat e tyre të telefonit.

Dje u njoftua se një bazë e madhe të dhënash që përmbanin 533 milionë përdorues mund të gjendet falas në internet, i cili më parë ishte vendosur në tregjet kriminale.


Publikohen të dhënat personale dhe numrat e telefonave online, të 533 llogarive të Facebookut
Lexo po ashtu Publikohen të dhënat personale dhe numrat e telefonave online, të 533 llogarive të Facebookut

Baza e të dhënave përfshin emrat, numrat e telefonit, datat e lindjes, postat elektronike dhe statuset martesore dhe, për ironi të fatit, edhe të dhënat e Zuckerbegut.

Studiuesi i sigurisë kibernetike Dave Walker shkroi se numri i Zuckerbergut u publikua dhe bëri shaka, “Nëse gazetarët po përpiqen të marrin një deklaratë nga Facebooku, ndoshta ata duhet thjesht ta telefonojnë këtë numër?”

Sipas The Sun, të dhënat personale të Chris Hughes dhe Dustin Moskovitz, bashkë-themelues i Facebook, gjithashtu u zbuluan.

Facebook u përpoq të minimizonte incidentin duke vërejtur se këto ishin të dhëna të gjetura në një rast të vjetër të shkeljes së sigurisë, megjithëse kjo nuk është e vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori