LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e 911-shit të ri nga Porsche, pak ditë para datës zyrtare të lansimit (Foto)

Rrjedhin pamjet e 911-shit të ri nga Porsche, pak ditë para datës zyrtare të lansimit (Foto)

Prodhuesi gjerman Porsche, kishte bërë të ditur se do t’i publikojë pamjet e modelit 911 GT2 RS gjatë këtij vikendi, në Goodwood Speed Festival.

Por, në internet që tani kanë rrjedhur pamjet që tregojnë se si duket nga afër kjo veturë sportive, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk ka humbur dukjen e linjës 911, shihet se ka rritje të aerodinamikës.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë është thënë se do ta arrijë për 2.9-sekonda, derisa shpejtësia maksimale do të jetë 341 kilometra në orë.

Mirëpo, këto detaje mbetet të vërtetohen me lansimin zyrtar të tij. /Telegrafi/