LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin imazhet që e shfaqin Audi e-tron GT (Foto)

Rrjedhin imazhet që e shfaqin Audi e-tron GT (Foto)

Mjafton ta shihni konceptin, sepse do jetë i njëjtë si kur prodhohet

Kanë rrjedhur shumë më herët se që pritej, imazhet q e shfaqin makinën e re elektrike nga Audi, transmeton Telegrafi.


Dukja e këtij EV, që do të rivalizojë me makinat Tesla dhe Porsche Taycan, është parë në kërkesat për patentë, në institutin për verifikimin e pronës në Kinë. Megjithëse kërkesa për patentim është bërë për tregun kinez, e-tron GT pritet të jetë i njejtë edhe kur lansohet nëpër tregje tjera botërore.

Fakti që u shpërndanë tani, imazhet e rrjedhura që e shfaqin Audi e-tron GT, ishin të papritshme, sepse makina nuk lansohet deri në fund të vitit. Audi ka bërë të ditur, se kjo makinë do ta ketë sistemin e baterisë deri në 800kWh, që deri në 80 për qind të baterisë do ta mbushë për 20 minuta.

Me një mbushje, Audi e-tron GT mund të arrijë deri në 400 kilometra, derisa shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, do ta arrijë për 3.5 sekonda. /Telegrafi/