LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin detajet e GMC Sierra 1500 (Foto)

Rrjedhin detajet e GMC Sierra 1500 (Foto)

Vazhdon ta ketë motorin e fuqishëm me naftë

Për më se një vit, dihet se GM është duke punuar në modelet Chevrolet Silverado dhe GMC Sierra 1500, transmeton Telegrafi.


Me anë të këtyre makinave, që e kanë edhe pjesën për bartjen e mallrave, do të rivalizojë me Ram 150 dhe Ford F-150. Deri më tani, kompania nuk ka bërë të ditur asnjë detaje, por një bashkëpunëtor i saj kanadez, ka rrjedhur informata të rëndësishme për modelin Sierra.

TFL Truck ka arritur të sigurojë informacionet, se në këtë makinë do të jetë motori 3.0 litra Duramax me naftë, që prodhon 282 kuaj-fuqi. Ky motor, do të jetë i pajisur me transmision me tetë nivele të shpejtësive.

Me këto specifika, del se është më i fuqishëm se pjesa e brendshme e Ford F-150 që nuk prodhon më shumë se 250 kuaj-fuqi. Makina do të peshojë 3,500 kilogramë, që është i njëjtë me Chevrolet Silverado.

Ende nuk dihet se sa do të kushtojë GMC Sierra 1500, por besohet se do të ketë çmim të ngjashëm me Silverado që do të arrijë gjatë fillimit të vitit që vjen. /Telegrafi/