LAJMI I FUNDIT:

Rrjedh imazhi që e tregon në tërësi Lamborghini Huracan Evo (Foto)

Rrjedh imazhi që e tregon në tërësi Lamborghini Huracan Evo (Foto)

Prezantimi zyrtar, pritet të bëhet shumë shpejtë

Ditëve të fundit, kemi pasur imazhe, që tregonin disa pjesë të modelit të ri Huracan Evo, transmeton Telegrafi. Ato ishin postuar në llogaritë zyrtare, që Lamborghini i ka në rrjetet sociale, por thuhej asnjë detaj shtesë.


Madje, as kompania nuk lëshoi ndonjë komunikatë, që të tregonte më shumë për këtë super-makinë që është duke u pritur gjatë prej entuziastëve.

Së fundmi, ka rrjedhur një imazh i paautorizuar, që e tregon në tërësi se si duket Lamborghini Huracan Evo.

Megjithëse ishte konsideruar edhe më parë, bazuar në postimet e pazakonta, tashmë dihet sigurt se Lamborghini do ta shfaqë edhe zyrtarisht, brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/