LAJMI I FUNDIT:

Rritja rekord e çmimeve në Shqipëri në prill mbetet nën mesataren e BE-së

Rritja rekord e çmimeve në Shqipëri në prill mbetet nën mesataren e BE-së

Shqipëria regjistroi inflacionin më të lartë ndër vite në muajin prill, për shkak të krizës nga lufta në Ukrainë, sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave, INSTAT.

Megjithatë, rritja e çmimeve rezulton më ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, ku krizën më të madhe po e kalojnë vendet fqinje me Ukrainën.

Faturat për transport dhe ushqime u shtrenjtuan në prill, duke e çuar inflacionin në Shqipëri në 6.1 për qind, sipas metodologjisë së Eurostat.

Efekti zinxhir preku dhe grupet e mallrave të tjerë në rritjen e shpejtë të çmimeve, pas nisjes së luftës.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 13.8 për qind vërehet në grupin e transportit, pasuar nga ushqime dhe pije joalkoolike me 10 për qind.

Në përpunimin e INSTAT, kriza më e madhe në çmimet e tregut ka prekur Estoninë, Lituaninë, Çekinë, Letoninë e Poloninë, vende këto që janë më pranë kufirit të Ukrainës dhe preken direkt nga shkëmbimet tregtare.

Në krahun tjetër, vetëm Zvicra ka përjetuar inflacion nën 3 për qind dhe nën mesataren e BE-së janë edhe 13 shtete të tjera, përfshi Gjermaninë, Italinë, Norvegjinë e Francën.

Qeveria shqiptare dhe banka qendrore e vendit parashikojnë që çmimet e larta do na shoqërojnë për kohë të gjatë, por sot tregjet po funksionojnë normalisht dhe nuk ka mungesë të mallrave apo lëndëve të para. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori