Miratimi i vlerës së pagës minimale prej 250 euro neto, shqyrtimi i buxhetit për vitin 2022 dhe ndalimi i përkohshëm i eksporteve bazike, janë disa nga vendimet që Qeveria e Kosovës ka marr në mbledhjen e katërmbëdhjetë të saj.
Në vendimin e parë të miratuar është ndryshuar dhe plotësuar Programi Legjislativ për vitin 2022, sipas të cilit shtohen nëntë Projektligje, dymbëdhjetë Projektligjeve u ndryshohet afati i miratimit të tyre në Qeveri ndërkaq një Projektligji, atij për Avokaturën Shtetërore i ndryshohet emërtimi në Projektligjin për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedurat gjyqësore dhe arbitrazh.
Qeveria po ashtu miratoi vendimin për dhënie të mendimit lidhur me nismën Legjislative për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Qeveria e vlerëson nismën legjislative të iniciuar nga deputetët se është në pajtim me nenin 79 të Kushtetutës së Kosovës dhe me nenin 8 të Ligjit 04/L-025 për Nismat Legjislative.
Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022, i cili do të pasqyrojë rritjen e të hyrave buxhetore në tremujorin e parë të këtij viti në masën mbi 17 për qind. Sipas rishikimit, vlera e buxhetit të rishikuar do të rritet nga 2.75 miliardë euro në 2.90 miliardë euro.
Shqyrtimi për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Ky Projektligj ndryshon dhe plotëson këto ligje: Ligjin për veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin 05/L-141; Ligjin për Personat e Verbër; Ligji për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik; dhe Ligjin për Tatimin në të ardhurat personale.
Përmes këtij Projektligji synohet që të eliminohen mëdyshjet ligjore rreth pagës minimale në nivel kombëtar, specifikisht rregullimin ligjor të lidhshmërisë së pagës minimale në nivelin e beneficioneve sociale sipas ligjeve të mësipërme.
Është ndryshuar dhe plotësuar Vendimi i Qeverisë 07/67 i datës 9 mars 2022 me të cilin i janë propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtarë të Komisionit Kosovar të Konkurrencës si në vijim: në vend të Hekuran Nikçi, kryetar, propozohet Neime Binaku – Isufi dhe në vend të Kaltrina Sela, zëvendëskryetare, propozohet Violeta Jakaj – Spaqi.
Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme është themeluar Grupi Punues për Implementimin e Reformave në Fushën e Inspektimeve. Grupi punues sipas nevojës mund të ftojë përfaqësues të institucioneve tjera, shoqërisë civile, sektorit privat ose donatorëve ndërkombëtarë për të marrë pjesë në mënyrë aktive në punën e tij, në cilësi të ekspertëve apo vëzhguesit të procesit.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Grupit Punues për këtë reformë me interes nacional, janë: Koordinimi, drejtimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të organeve të ndryshme qeveritare (duke përfshirë nivelin lokal) për zbatimin e aktiviteteve që ndërlidhen me reformën e fushës së inspektimeve; Mbikëqyrja e procesit të zbatimit të Ligjit të ri 08/L – 067 për Inspektimet, në themelimin dhe funksionalizimin e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm; Monitorimi i procesit të ndryshim-plotësimit dhe harmonizimit të ligjeve përkatëse dhe akteve nën-ligjore, me Ligjin 08/L-067 për Inspektimet; Përgatitja e materialeve të nevojshme udhëzuese lidhur me fushën e inspektimeve, sipas nevojës dhe Zhvillimi i aktiviteteve të tjera të nevojshme për implementimin e suksesshëm të reformës së inspektimeve në përputhje me Ligjin 08/L-067 për Inspektimet.
Qeveria në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të cilin Kujtim Gashit i vazhdohej mandati i drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit edhe për 3 (tre) vjet, me qëllim të kthimit të ligjshmërisë. Sipas vendimit të aprovuar, konstatohet se Vendimi i Qeverisë 02/117 i datës 22.01.2020 për vazhdim të mandatit edhe për 3 (tre) vjet është në kundërshtim me dispozitat e nenit 15, paragrafin 4 të Ligjit 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 15, paragrafin 7 të Rregullores 17/2018 për Procedurat e Emërimit në Pozita të larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Kosovës.
Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe vendimi për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim dhe krijim të detyrueshëm të servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit publik, të cilat preken nga zbatimi i projektit për ndërtimin e linjës 2x110kV “Kastrioti” në qytetin e Ferizajt.
Një vendim tjetër me rëndësi që mori miratimin e Qeverisë sot është ai për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të produkteve themelore agroushqimore. Vendimi i Qeverisë mbështetet në vështirësitë aktuale në furnizim me produktet themelore të bujqësisë dhe ushqimit në tregjet botërore dhe në Kosovë dhe me qëllim të zbutjes së efekteve të situatës aktuale. Në listën e produkteve të ndaluara për eksporte janë përfshirë drithërat dhe produktet e tyre, vajrat ushqimore, sheqeri dhe kripa.
Pas prezantimit të masave të reja të Pakos së Ringjalljes së Ekonomisë, sot qeveria ka miratuar vendimin për aprovim të masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, ku janë ndarë rreth 100 milionë euro për mbështetjen e qytetarëve dhe nga të cilat pritet të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë. Ato janë si në vijim: Të gjithë përfituesit e skemës së asistencës sociale, që kualifikohen për përfitim, marrin vlerën e dyfishuar të asistencës për muajin prill të vitit 2022; Të gjithë përfituesit e skemave pensionale dhe sociale, që kualifikohen për përfitim, mbështeten me shumën e njëhershme prej njëqind (100 euro) euro për muajin prill të vitit 2022; Të gjithë punëtorët e sektorit privat, që kualifikohen për përfitim dhe që marrin pagë primare deri në njëmijë (1,000 euro), mbështeten me shumën e njëhershme në vlerë prej njëqind (100 euro) euro; Të gjithë punonjësit e sektorit publik, që kualifikohen për përfitim dhe që marrin pagë primare deri në njëmijë (1,000 euro) nga buxheti i shtetit, mbështeten me shumën e njëhershme në vlerë prej njëqind (100 euro) euro; dhe Të gjithë studentët aktivë dhe të rregullt, që kualifikohen për përfitim dhe që janë të regjistruar në universitetet publike dhe private të Kosovës, mbështeten me shumën e njëhershme në vlerë prej njëqind (100 euro).
Asnjë përfitues nuk mund të përfitojë më shumë se një herë nga masat sipas këtij vendimi.
Në vijim janë aprovuar vendimet për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës sociale për muajin prill 2022, për shtesat prej njëqind euro (100 euro) skemave pensionale për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme dhe përfituesit e skemës së strehimit familjar për muajin prill 2022.
Të gjithë përfituesit e skemave pensionale dhe sociale përfitojnë shtesën në bazë të kritereve si në vijim: Vlera e pensioneve aktuale që përfiton një individ të mos e kalojë shumën pesëqind euro (500 euro) dhe Shtesa paguhet vetëm për një person.
Qeveria gjithashtu ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 13 milionë e 610 mijë eurove (13,610,000 euro) për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masat 2.1. Subvencionim i kredive investuese, 3.4. Mbështetje e familjeve në nevojë me kupon ushqimor dhe pako ushqimore, 4.3. Mbështetja e kulturës dhe sportit dhe 4.4. Mbështetje për siguri.
Më tej, Qeveria i ka rekomanduar Presidentes së Kosovës, që të autorizojë ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Financimin e politikave zhvillimore për financat publike dhe rritje të qëndrueshme”. Marrëveshja do të sigurojë një hua prej pesëdhjetë milionë e gjashtëqind mijë euro (50,600,000 euro).
Në mbledhjen e sotme janë miratuar edhe dy nisma për marrëveshje ndërkombëtare. Nisma për negocimin e Marrëveshjes së Grantit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Zhvillimi i ujërave të zeza në Gjilan” dhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ekonomik mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Bullgarisë.
Miratimin e Qeverisë e ka marrë edhe Koncept dokumenti për organizimin e tregut të përbashkët të produkteve bujqësore. Ai përcakton objektivat e përgjithshme dhe specifike, për zbatimin e masave për rregullimin e tregut të produkteve bujqësore sikurse është e rregulluar në vendet e BE-së. Zbatimi i rregullave të tregut do ketë ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin e hortikulturës që mundëson krijimin e një potenciali të fortë për rritjen e prodhimit të pemëve dhe perimeve në Kosovë. Po ashtu krijon sistem më të mirë të menaxhimit të mbetjeve, bujqësisë organike, mbrojtjes së biodiversitetit dhe menaxhimit të integruar të dëmtuesve.
Në fund të mbledhjes, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është miratuar vendimi për themelimin e Komitetit Drejtues për rehabilitimin e linjave hekurudhore në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?