LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me coronavirus në disa vende të Evropës, MSH bën thirrje të respektohen masat antiCOVID

Rritja e rasteve me coronavirus në disa vende të Evropës, MSH bën thirrje të respektohen masat antiCOVID
Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se dy variantet e Omicron (BA.1 dhe BA.2) po vazhdojnë të përhapen me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe me raste fatale.

IKSHPK thekson se situata epidemiologjike akoma është e rëndë, e javët e fundit me rritje të rasteve në Evropë dhe në botë, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.


“Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet e panevojshme, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, rekomandon IKSHPK.

E lidhur me atë se në disa vende të Evropës dhe në Azi ka paraqitje të rasteve me coronavirus nga Ministria e Shëndetësisë thanë për Telegrafin se dy variantet e Omicron (BA. 1 dhe BA. 2) që sipas informacioneve të bërë publike deri tash shquhen me një transmetueshmëri bukur të lartë, por me simptomatologji dhe pasqyrë klinike jo me të rëndë se varianti fillestar i Omicron.

“Në disa vende të Evropës dhe në Azi ka paraqitje të rasteve të COVID-19, të shkaktuara nga dy variantet e Omicron (BA. 1 dhe BA. 2) që sipas informacioneve të bërë publike deri tash shquhen me një transmetueshmëri bukur të lartë, por me simptomatologji dhe pasqyrë klinike jo me të rendë se varianti fillestar i Omicron, përkundër që janë shënuar edhe raste me fatalitet”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, MSH thotë se tash për tash mbeten në fuqi masat e fundit.

“Tash për tash mbeten në fuqi masat e fundit, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje që të vaksinohen ata që se kane marrë asnjë dozë, ndërsa të tjerët ta kompletojnë marrjen e dozës së dytë dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19”, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 576.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.786, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,135 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 249 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.352 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.520 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.125 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori