LAJMI I FUNDIT:

Rritja e çmimit të bukës, Kurti: Do të marrim masa

Rritja e çmimit të bukës, Kurti: Do të marrim masa

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka deklaruar se janë duke parë me shqetësim rritjen e çmimit të bukës dhe se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të dalë me një përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Ai pas takimit që ka zhvilluar sot në Postën e Kosovës, ka njoftuar se janë duke diskutuar për vendosjen e masave me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit.

“Ne i kemi marrë me shumë shqetësim këto informacione për çmime të rritura të bukës, që është ushqimi më elementar për qytetarët e Kosovës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke e përgatitur një përgjigje të qeverisë sonë. Pra, kemi vënë tavanin për çmimin e naftës, duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë që të mos shfrytëzohen e të mos dëmtohen konsumatorët e vendit tonë… Ne duhet të shohim vlerësimin e MINT dhe të marrim masa adekuate si qeveri ta mbrojmë konsumatorin qytetar nga ata të cilët mund ta keqpërdorin situatën dhe të abuzojnë në këtë kohë krize”, ka deklaruar Kurti.

Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë takuar në Postën e Kosovës, ushtruesen e detyrës së kryeshefes ekzekutive, Fakete Kadiu.

Inspektorati i Tregut u jep 3 ditë afat furrtarëve të Gjilanit të arsyetojnë shtrenjtimin e bukës
Lexo po ashtu Inspektorati i Tregut u jep 3 ditë afat furrtarëve të Gjilanit të arsyetojnë shtrenjtimin e bukës

“Lajmi i mirë është se në muajin maj që e lamë pas kemi pasur bilanc pozitiv në Postën e Kosovës. Pra, të hyrat janë më të larta se shpenzimet. Ky është natyrisht rezultat i punës së përbashkët të këtij kolektivi i cili ofron shërbimin universal të shtetit të Kosovës…I kanë 132 zyra postare anë e mbanë Kosovës dhe përveçse nga kredia që kanë marrë, në të njëjtën kohë kanë përfituar edhe nga një marrëveshje që ka Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administrimit të Pushtetit Lokal me Postën e Kosovës”, ka shtuar Kurti.

Ai ka shtuar se kërkesa e udhëheqësve të Postës së Kosovës është lidhja me postat tjera të Bashkimit Evropian.

Shtrenjtohet buka, në Gjilan çmimi shkon në 60 centë
Lexo po ashtu Shtrenjtohet buka, në Gjilan çmimi shkon në 60 centë

“Jemi në fazën e digjitalizimit gjithandej administratës publike, pastaj arsimit, shëndetësisë, industrisë dhe duhet të kujdesemi që nga ky digjitalizim të mos dëmtohet Posta e Kosovës, por përkundrazi të përfitojë. Qeveria e Kosovës e mori një kërkesë nga kryeshefja Kadiu dhe kryesuesi i bordit, zotëri Bejta, që t’i ndihmojmë në lidhje me postat tjera në vendet e BE-së dhe jo vetëm, në mënyrë që të kemi bashkëpunim nga i cili përfitojnë të dyja palët”, u shprehur ai.

Kurti theksoi se është njoftuar edhe për dy pulla postale, të cilat kanë fituar çmimin për bukuri dhe për aspektin përmbajtjesor.kp/Telegrafi/