Qytetarët ankohen se rritja e vazhdueshme e çmimeve po vështirëson çdo ditë jetën e tyre. Thonë se po luftojnë për mbijetesë. Shporta konsumatorë nga muaji në muaj rritet, ndërsa të ardhurat mbesin të njëjta.
Ankesat e qytetarëve për çmimet e produkteve bazë ushqimore duket se nuk do të ndalojnë edhe një periudhë të gjatë, pasi që çdo muaj vlera e shportës konsumatorë sa vjen e rritet. Madje e njëjta ka mbërritur deri në 42 mijë denarë. Tani shqetësim kryesore për banorët e kryeqytetit, por edhe në të gjithë vendin është mbijetesa, raporton Alsat.
Qytetarët thonë se çdo ditë luftojnë për mbijetesë. Sipas tyre çmimet nuk rriten vetëm nga muaji në muaj, por nga dita në ditë.
“Me siguri është më shumë se 42 mijë denarë. Nga supermarket në supermarket ka dallim dhe çdo herë ka dallim në çmime me atë paraardhëse. Qumësht edhe nuk ka më, ka shumë mundësi që për këtë arsye t’i jetë rritur çmimi. Produktet e qumështit pothuajse janë harxhuar të gjitha”, tha një qytetar.
“Mendoj se është edhe më e lartë. Shumë e vështirë. Nëse shihni, më shumë kam blerë bukë dhe dhallë. Çmimet janë tmerr, vërtet tmerr. Se si do jenë më tutje nuk e dimë. Zoti na ndihmoftë. Çmimet rriten çdo muaj rriten pak nga pak. Dallohet menjëherë në buxhet. Nëse gjithë muajin e keni kaluar me një rrogë, tani duhet të hyni në minus”, tha një tjetër qytetar.
Nëse vlera e shportës konsumatore përshtatet me rritjen e inflacionit prej 16.8%, e njëjta arrin deri në 48 mijë denarë. Kjo shumë nevojitet për produkte bazë për një familje 4 anëtarëshe, që nuk posedon veturë. Sipas përllogaritjes së Lidhjes së Sindikatave, për ushqim dhe pije gjatë gushtit një familje katër anëtarësh ka shpenzuar 18.324 denarë ose 324 denarë më shumë se paga minimale, pa përfshirë, shpenzimet për fëmijët që ndjekin procesin mësimorë, për shëndetësi, kulturë, transport, fatura, higjienë Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave, vlera e shportës konsumatorë gjatë muajit maj ishte pothuajse 39 mijë denarë, ndërsa në korrik rreth 41 mijë denarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri