Muajt e fundit është vërejtur një rritje e theksuar e çmimeve për produktet bazë për konsum në Kosovës.
Ngritjen e këtyre çmimeve e ka konfirmuar edhe Agjencia e Statistikave (ASK), duke shtuar se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur kryesisht te produktet e bukës, mishit, vajit ushqimor dhe energjisë elektrike brenda një viti.
Inflacioni mujor i matur nga IHÇK gjatë muajit janar 2022 ishte 0.9 për qind, shkruan Telegrafi.
“IHÇK është më i lartë në një mesatare prej 0.9 për qind në muajin janar 2022, krahasuar me muajin dhjetor 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të bukës dhe drithërave me 1.2 për qind, mishi me 1.3 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 1.5 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 1.7 për qind, perimet me 6.3 për qind, uji, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 0.6 për qind, duhani me 1.2 për qind, furnizimi me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin me 1.4 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 1.4 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 2 për qind, shërbimet për transport me 2.3 për qind, shërbimet hoteliere me 1.4 për qind dhe kujdesi personal me 2.7 për qind”, thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), janar 2022”, prezantuar nga ASK.

Sipas Agjencisë së Statistikave, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin janar me vitin paraprak ishte 7.1 për qind.
“Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është më i lartë në një mesatare prej 7.1 për qind në muajin janar 2022, krahasuar me muajin janar 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të bukës dhe drithërave me 14.9 për qind, mishi me 7.6 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 9 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 33.7 për qind, perimet me 11.7 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsira me 9.2 për qind, kafja, çaji dhe kakao me 10.8 për qind, uji, pijet joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet me 2.7 për qind, duhani me 6.2 për qind, energjia elektrike me 12.3 për qind (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0.0061 centë më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike kundër COVID-19”, thekson raporti.
“Gazi me 19.8 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri me 12.7 për qind, pajisje shtëpiake me 5.6 për qind, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 2.7 për qind, produkte farmaceutike me 4.4 për qind, blerjet e automjeteve me 5.9 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 24.5 për qind, shërbimet e tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit me 9.9 për qind dhe shërbimet financiare me 3.4 për qind”, vijon ASK-ja.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te pemët me 5.8 për qind dhe veshjet me 1.8 për qind, me një ndikim prej minus 0.2 për qind në IHÇK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Premiera e Transformers: Rise of the Beasts në CineStar Megaplex mblodhi një numër të madh të njerëzve!

Aliu: Magjistralja Prishtinë-Pejë ka probleme të mëdha me shpronësime

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Bie kostoja e ndërtimit në Kosovë

Telegrafi

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë