LAJMI I FUNDIT:

Rritja e Bruto Produktin Vendor 4.7%

Rritja e Bruto Produktin Vendor 4.7%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e dytë(TM2) 2018,sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

BPV-ja në TM2 të vitit 2018 shënon rritje reale për 4.7% në krahasim me TM2 të vitit 2017.

“Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit (33.1%);industria nxjerrëse (6.5%); tregtia me shumicë dhe pakicë (5.6%); ndërtimtaria (5.2%); transporti dhe magazinimi (5.1%); administrimi publik (5.0%); hotelet dhe restorantet (3.5%); afarizmi me pasuri të patundshme (2.0%); bujqësia, gjuetia, pylltaria (0.9%); industria përpunuese(0.2%)”, njofton ASK-ja.

Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e: furnizimit me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave (4.2)%.

“BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: formimine bruto kapitalit (12.2%); eksportine mallrave dhe shërbimeve (12%);importine mallrave dhe shërbimeve (11.7%); shpenzimet e konsumit final tëQeverisë (4.7%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jo përfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (4.4%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak:. /Telegrafi/