LAJMI I FUNDIT:

Rritet qarkullimi industrial në Maqedoni

Rritet qarkullimi industrial në Maqedoni

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), qarkullimi industrial në korrik, krahasuar me qershorin e këtij viti, është rritur për 1.7%, kurse krahasuar me vitin e kaluar, është rritur për 13.1%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në periudhën janar – korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur qarkullimi industrial për 10.4%.


Rritje e qarkullimit është shënuar në tregun e brendshëm për 3.5%, po redhe në atë të jashtëm, për 16.1%. Sipas sektorëve, rritje është shënuar në xeherore dhe gurthyese, për 13.5%, si edhe në industrinë e prodhimit, për 13.1%, prodhime të ndërmjetme – përveç energjisë, për 8.3%, prodhime kapitale, për 14.8%, prodhime afatgjate të përdorimit të gjërë, për 14.9% dhe prodhime afatshkurtëra për prodhim të gjërë, për 16.9%./Telegrafi/