LAJMI I FUNDIT:

Rritet qarkullimi industrial në Maqedoni

Rritet qarkullimi industrial në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) indeksi i qarkullimit në industri, në nëtor të vitit 2016 ishte 111.9, krahasuar me nëntorin e vitit 2015, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rritja e qarkullimit industrial në tregun e brendshëm në nëntor të vitit 2016, krahasuar me vitin 2015, është rritur për 6.7%. Rritje ka edhe në qarkullimin në tregun e jashtëm për 13.2%.


Sipas sektorëve, xehetaria dhe gurthyeset kanë shënuar rënie për 1.3%, kurse industria e përpunimit ka shënuar rritje për 12.4%. Prodhimet e ndërmjetme, përveç energjisë, janë rritur për 6.6%, prodhimet kapitale për 18%, prodhimet afatgjate për përdorim të gjërë, për 15.4%, si edhe prodhimet afatshkurta për përodirm të gjërë, për 9.2%./Telegrafi/