LAJMI I FUNDIT:

Rritet për 50 për qind shuma e garancive kreditore në Kosovë

Rritet për 50 për qind shuma e garancive kreditore në Kosovë

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore njofton se janë rritur për 49.4 për qind shuma aktive e kredive.

Sipas raportit vjetor të FKGK-së, po ashtu ka pasur rritje të numrit të kredive.


“Përderisa shumica e vendeve anëtare gjatë vitit të kaluar vazhduan të kenë norma pozitive të rritjes, në disa tregues rritjet më të larta në përqindje janë regjistruar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore si: rritja e shumës aktive të garancive më 49.4 për qind dhe rritja e numrit të garancive aktive me 57.5 për qind”, thuhet në njoftimin e FKGK-së, përcjell Telegrafi.

Fondi tregon se gjatë vitit 2019, organizatat anëtare të Shoqatës Evropiane për Institucionet Garantuese kanë mbështetur bizneset në vlerë prej 38.8 miliardë euro, për të mbyllur vitin me një shumë totale të garancive aktive prej 110.7 miliardë eurosh dhe me më shumë se 2.8 milionë biznese të mbështetura.

Në fund, FKGK thotë se ka arritur mesataren prej 0.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të portofolios së vendeve anëtare, për të kaluar skemat garantuese të shteteve të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/