LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i viktimave të uraganit Dorian, ekipet emergjente në kërkim të mbijetuarve

Rritet numri i viktimave të uraganit Dorian, ekipet emergjente në kërkim të mbijetuarve

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit Dorian që ka goditur Bahamës.

E sipas ministrit të Shëndetësisë së këtij vendi, Dwayne Sands, ekipet emergjente kanë dalë në terren për të kërkuar të mbijetuarit që kanë ngecur të ngujuar nëpër shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.


Sands gjithashtu ka bërë të ditur se ekziston mundësia që numri i viktimave të jetë më i madh.

Kujtojmë se arkipelagu i Karaibeve që përbëhet nga 700 ishuj, javë më parë është goditur nga erërat e forta dhe dallgët e larta që kanë shkatërruar gjithçka para vetes.

Uragani Dorian tashmë ka mbërritur në bregun juglindor të SHBA-ve, kurse në orët e para të mëngjesit të sotëm erërat janë regjistruar duke lëvizur me shpejtësi prej 170 kilometra në orë dhe atë në drejtim të Charleton dhe Karolinës së Jugut.

Në anën tjetër meteorologët amerikanë kanë njoftuar se fuqia e uraganit ka rënë nga kategoria e pestë në të tretën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori