LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë, prijnë Prishtina e Peja

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë, prijnë Prishtina e Peja
Foto: Ilustrim

Në tri vitet e fundit numri i rasteve të raportuara në Policinë e Kosovës për dhunë në familje është rritur dukshëm. Qytetet që prijnë me numër më të madh janë Prishtina dhe Peja.

Kështu u bë e ditur gjatë fushatës vetëdijësuese kundër dhunës në familje, e cila u organizua këtë të martë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC).


Kjo fushatë u organizua në kuadër të projektit “Edukimi kundër dhunës në familje dhe ngacmimit seksual” projekt që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit.

Ehat Miftaraj nga IKD-ja tha para mediave se fushata ka për qëllim aktivizim kundër dhunës në familje, të identifikojë sfidat e qytetarëve në qasjen e sistemit të drejtësisë dhe t’i informojë ata mbi të drejtat e tyre, dhe se si ata mund t’i qasen mekanizmave të drejtësisë dhe të kërkojnë ndihmë juridike falas.

“Përkundër kampanjave të shumta, fatkeqësisht ende nuk kemi koordinim institucional. Ende gjyqtarët, prokurorët dhe Policia e Kosovës nuk po mund t’i realizojnë të drejtat e qytetarëve. Në tri vitet e fundit kemi trend të rritjes së rasteve të dhunës në familje. Nga rajonet prijnë Prishtina dhe Peja”, u shpreh ai, raporton Telegrafi.

Se ka rritje të rasteve të dhunës në familje e tha edhe Anton Ndrecaj nga CLARD.

Ai bëri të ditur se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë raportuar 1 mijë e 300 raste.

“Nga janari deri në qershor janë raportuar mbi 1 mijë e 300 raste të raportuara të dhunës në familje. Ndërsa, vitin e kaluar kanë qenë gjithsej 1 mijë e 900 raste të raportuara. Pra, ka rritje të numrit”, deklaroi Ndrecaj.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori