LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i personave me kancer prostate në Maqedoni

Rritet numri i personave me kancer prostate në Maqedoni

Rritet numri i personave me kancer prostate në pjesën lindore në Maqedoni, urologët thonë se gjendja është alarmante dhe në Spitalin e Shtipit mesatarisht për një muaj operohen deri tetë pacientë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet të ngritet vetëdija e qytetarëve për këtë sëmundje, praktika thotë se zbulimi me kohë i sëmundjes mund të vazhdojë jetën e të sëmurit por për fat të keq numri i pacientëve që marrin vetë iniciativë për kurimin e kësaj sëmundje është i vogël”, deklaruan nga Sipitali i Shtipit.


Arsyet më të shumta që ndikojnë në paraqitjen e kancerit të prostatës janë jeta me stres, zakonet e këqija dhe ushqimi i pakontrolluar./Telegrafi/