LAJMI I FUNDIT:

Rritet lira turke pas fitores së Erdoganit

Rritet lira turke pas fitores së Erdoganit

Tregu i bursës dhe monedha e lirës turke shënuan rritje, pasi investitorët besojnë se fitorja e Rexhep Tajip Erdogani në zgjedhjet presidenciale do të sjellë stabilitet politik në vend.

Këtë mëngjes lira turke u fuqizua me 1.5 për qind në 4.5920 lira për dollar në raport me 4.6625 lira për dollar që ishte ditën e premte.


Turqia është duke u ballafaquar me një kolaps të monedhës që kërcënon të shkaktojë një krizë ekonomike.

Që nga fillimi i vitit, lira turke ka humbur gati 20 për qind të vlerës kundrejt dollarit amerikan edhe pse arriti ta merrte veten pas një rritjeje të normës së interesit nga Banka Qendrore Turke.

Lira turke në kolaps, humb 29% të vlerës përballë dollarit
Lexo po ashtu Lira turke në kolaps, humb 29% të vlerës përballë dollarit

Presidenti Erdogan, u kishte bërë thirrje shtetasve turq që të konvertojnë kursimet e tyre dollarë apo euro në lira, duke kërkuar të forcojë monedhën që është në vështirësi, pasi që kishte humbur vlerën e saj kundrejt dollarit amerikan.

Erdogani u bën thirrje turqve: Ktheni eurot e dollarët në lira
Lexo po ashtu Erdogani u bën thirrje turqve: Ktheni eurot e dollarët në lira

Në Turqi dje janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në të cilat afër 60 milionë votues zgjodhën presidentin e shtetit dhe përbërjen e re të Kuvendit. /Telegrafi/