LAJMI I FUNDIT:

Rritet interesimi për t’i vizituar destinacionet e reja turistike në Maqedoni

Rritet interesimi për t’i vizituar destinacionet e reja turistike në Maqedoni

Pandemia ka nxitur që një numër i madh i turistëve vendorë t’i përkushtohen hulumtimit dhe zbulimit të destinacioneve të reja të panjohura në mbarë vendin dhe ky trend vazhdon të rritet, kumtoi Kajak.mk. platformë e cila konsiderohet si promovues i turizmit vendor.

Nga Kajak.mk informojnë se në dy muajt e fundit është vendosur numër i ri rekord i kërkimeve dhe vizitave në platformën e tyre. Sipas tyre, qershori dhe korriku janë muajt kur një numër i madh turistësh vendorë kanë kërkuar destinacione për fundjavë ku do të mund të qëndrojnë dhe të kalonin kohën e lirë me aktivitete në natyrë. Theksojnë se një pjesë e madhe e kërkimeve janë për fshatra dhe rajone të vendit që nuk janë mjaft tërheqëse në hartën turistike.

Sipas ekipit të Kajak.mk, arsyeja për shkak të së cilës është rritur interesimi për vizitën e destinacionet e tilla rurale, malore dhe liqenore është para së gjithash shprehia e fituar nga qytetarët gjatë pandemisë. Siç thonë ata, përveç pushimeve vjetore brenda dhe jashtë vendit, qytetarët po kërkojnë një mënyrë për të shfrytëzuar fundjavat falas për aktivitete në natyrë, për të vizituar fshatra të rinj, për ecje, për të shijuar lumenjtë malorë etj.


Në platformë mund të gjendet nga ambientet e akomodimit në të gjithë vendin, kantinat e verës, restorantet dhe familjet që ofrojnë eksperienca gastronomike, deri tek aktivitetet si kajak, paraglajdin dhe një sërë atraksionesh të tjera që mund të mbushin kohën e lirë të çdo turisti.

Nga Kajak.mk deklarojnë se trendi për marrjen me qira dhe qëndrim në objekte të izoluara në natyrë ku mund të qëndroni për një kohë më të gjatë është në rritje. Të ftuarit më të shpeshtë që shfaqin interes janë personat që janë në gjendje të punojnë onlajn dhe kërkojnë çdo mënyrë për të zëvendësuar zyrën e qytetit me punë në natyrë.

Sipas statistikave, pjesa më e madhe e kërkimeve janë nga personat e moshës 25 deri në 35 vjeç, për të cilët ekipi i Kayak thotë se janë gjeneratat që më shpesh ndajnë përshtypjet dhe përvojat e tyre në platformë, gjë që ka një efekt pozitiv kur bëhet fjalë për përmirësimin e cilësisë së turizmin vendor.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori