LAJMI I FUNDIT:

Rritet interesimi për subvencione për PVC dritaret dhe për kolektorët diellor në Maqedoni

Rritet interesimi për subvencione për PVC dritaret dhe për kolektorët diellor në Maqedoni

Interesimi i qytetarëve për subvencione për dritaret PVC dhe kolektorëve të diellit është në rritje e sipër. Masa qeveritare duhet të ndihmojë në shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe uljen e harxhimit të energjisë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Buxheti vjetor për kolektorët e diellit është rritur nga 6 milionë në 16 milionë denarë, kurse kompenzimi është i njëjtë, pra 30% e harxhimeve të kryera, por jo më shumë se 300 euro për amvisëritë për vitin 2017./Telegrafi/

Mbështetja financiare për PVC dritaret është 50% e harxhimeve, por jo më shumë se 500 euro. Kompenzimi bëhet sipas parimit ”i pari që vjen, i pari shërbehet”./Telegrafi/