LAJMI I FUNDIT:

Rritet interesi i francezëve për pushime në Shqipëri: Një thesar ende i ruajtur nga turizmi masiv

Rritet interesi i francezëve për pushime në Shqipëri: Një thesar ende i ruajtur nga turizmi masiv

2023 numëroi rreth 127 mijë francezë që vizituan Shqipërinë, sipas shifrave zyrtare, me një rritje me 60% në krahasim me një vit më parë.

Dhe ky interes në rritje shihet edhe në vëmendjen që i kushtojnë mediat franceze vendit tonë.


E radhës është Yahoo-News në gjuhën frënge që në një shkrim të sajin e rendit Shqipërinë mes destinacioneve kryesore që duhen vizituar gjatë festave të Pashkëve.

Dhe ajo që francezët duan nga vendi mesdhetar është dielli, duke i bërë që të lënë mënjanë destinacionet tradicionale të tyre në jug të vendit si Bretanja apo Normandia.

Por nuk janë vetëm rrezet e diellit, për Shqipërinë thuhet se është “një thesar ende i ruajtur nga turizmi masiv”.

Shqipëria këtë vit, sipas kësaj agjencie, po shënon një rritje me 235% të kërkesave për pushime në krahasim me vitin 2023-in. Një tjetër arsye pse francezët po shprehin interesim për Shqipërinë janë edhe çmimet.

Destinacionet e njohura europiane kanë pasur një shtrenjtim me të paktën 50% të ofertës së tyre turistike duke bërë që turistët të hedhin sytë nga vende të reja. Dhe Shqipëria është një prej tyre që plotëson edhe këtë kusht.

Në listën e Yahoo-News, që kanë njohur rritje të vizitorëve, përveç Shqipërisë, janë edhe emra gjigandë të turizmit si Stambolli, Barcelona, Roma, Marrakeshi, Lisbona dhe Dubai./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori