LAJMI I FUNDIT:

Rritet industria e prodhimit në Maqedoni për 4,5% në 9 muajt e parë

Rritet industria e prodhimit në Maqedoni për 4,5% në 9 muajt e parë

Industria e prodhimit në shtator këtë vit, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar ka shënuar rritje 4,6%, ndërsa në periudhën janar-shtator këtë vit është rritur për 5,4%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke shikuar sektore, industria e prodhimit në sektorin e minierave dhe nxjerrjes së gurit është rritur për 0,3, në sektorin e industrisë së përpunuar është rritur për 4,7%, ndërsa në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim është rritur për 21,5%, këto vlejnë në periudhën e muajit shtator krahasuar këtë vit me vitin e kaluar.


Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në muajin shtator të vitit 2016 në krahasim me vitin e shtatorit 2015, ka shënuar rritje tek energjia për 6,2%.