LAJMI I FUNDIT:

Rritet Bruto Produkti Vendor

Rritet Bruto Produkti Vendor

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Bruto Produktin Vendor (BPV) për tremujorin e dytë (TM2) 2017, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

BPV në TM2 të vitit 2017 shënon rritje reale për 4.6%, në krahasim me TM2 të vitit 2016.

“Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: Industria nxjerrëse (23.9%); ndërtimtaria (21.9%); aktivitetet financiare dhe të sigurimit (11.5%); transporti dhe magazinimi (8.3%); hotelet dhe restorantet (8.0%); shërbimet e tjera (4.5%); tregtia me shumicë dhe pakicë (3.6%); industria përpunuese (3.1%); afarizmi me pasuri të patundshme (1.8%)”, ka njoftuar ASK-ja.


Ndërsa, rënie reale kishte te: furnizimi me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave (4.8%); bujqësia, gjuetia, pylltaria (2.8%); dhe administrimi publik (0.7%).

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: eksportin e mallrave dhe shërbimeve (19.4%); formimin e bruto kapitalit (17.1%); si dhe në importin e mallrave dhe shërbimeve (1.2%).

Ndërkaq, rënie reale kishte te: shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (3.2%); shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (1.8%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. /Telegrafi/