Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka pritur në takim zëvendësministrin e Mjedisit të Estonisë, Meelis Munt, bashkë me një delegacion.
Pas takimit, në një konferencë për media u tha se në takim është biseduar për sfidat në mjedis dhe bashkëpunimin mes dy shteteve.
Ministri Fatmir Matoshi tha se takimi ishte miqësor dhe i dobishëm dhe që biseduam për tema të rëndësishme që lidhen me mjedisin dhe sfidat mjedisore nëpër të cilat po kalon vendi.
Ai tha se temat e diskutuara do t’i përmbledhin në një memorandum bashkëpunimi.
Kosova sivjet do të jetë shteti udhëheqës i organizimit të fushatës globale të pastrimit World Up Day.
E për ketë Matoshi tha se u nevojiten përvoja si të Estonisë.
“Ne jemi shumë të nderuar e të respektuar që ketë vit si vend e udhëheqim këtë fushatë, por jemi shume të vetëdijshëm se na nevojitet përvoja e atyre që kanë udhëhequr vite me radhë. Gjithashtu folëm edhe për tema të tjera, sistemi i depozitave të shisheve në Estoni është i perfeksionuar, funksionon jashtëzakonisht mirë, kam qenë 3-4 ditë askund shishe nuk kam parë, kanë vlerë duhet me i kthy njerëzit ku i kanë marrë. Po ashtu edhe tema të tjera të cilat bashkërisht do të mundohemi t’i përmbledhim në një memorandum bashkëpunimi”, tha ai.
Ndërsa Meelis Munt, zëvendësministër i Mjedisit në Estoni tha se diskutuan pikat në të cilat mund të arrijnë bashkëpunim.
“Në takimin tonë i diskutuam disa fusha në të cilat mund të kemi bashkëpunim dhe i nënvizuam pikat në të cilat do të kemi bashkëpunim në vitet në vijim. I caktuam disa pika ku mund të kemi bashkëpunim edhe e të afërt mes Kosovës dhe Estonisë. Kuptohet se mjedisi dhe mbajtja e pastër nuk njeh kufij dhe do të mundohemi qe së bashku të mbajmë çdo gjë pastër dhe mos të bëjmë ndonjë gabim, ka hapësirë për interes të përbashkët, dhe besoj se mund të bashkëpunojmë edhe më afër në aspektin e qeverisjes elektronike dhe aspektin e mjedisit. Gjithashtu e mirëpresim dhe çmojmë Kosovën qe ka marrë hapin të ketë udhëheqës në Ditën e Pastrimit për ketë vit, në shtator, kjo është një iniciativën qytetarie në formë globale që udhëhiqet nga Estonia”, tha ai.
Delegacioni estonez sot do të ketë takime edhe me Sekretarin dhe udhëheqësit e departamenteve ku do të përcaktohen pikat konkrete të bashkëpunimit mes dy vendeve. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'