LAJMI I FUNDIT:

Rritet me 20 për qind numri i vizitorëve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier

Rritet me 20 për qind numri i vizitorëve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier

Gjatë muajit gusht në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë pranë qytetit të Fierit është arritur një numër vizitorësh 20 për qind më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2019, që ka qenë edhe viti më i mirë për turizmin shqiptar.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila informoi se në muajin gusht parkun e Apolonisë e vizituan 9,704 persona.


Sipas ministres, kjo shifër shënon një rritje prej 20 për qind krahasuar me muajin gusht 2019, kur Apolonia u vizitua nga 8031 persona.

Ndërkohë edhe nisma e Ministrisë së Kulturës për të vizituar falas të dielën, sitet arkeologjike dhe monumentet e Kulturës, duket se ka pasur ndikimin e vetë në shtimin e numrit të vizitorëve.

Apolonia në Fier është një nga sitet më të mëdhenj të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë tonë arkeologjike. Janë 36 Apoloni në pellgun e Mesdheut dhe Apolonia e Ilirisë është më e madhja.

Apolonia është themeluar rreth fillimit të shek të VII para Krishtit. Gjurmët më të hershme i kemi prej fisit ilir të Taulantëve që jetonte në këto territore. Bashkëjetesa e këtyre të fundit me kolonët Korkyras solli themelimin e qytetit të Apolonisë në shekullin e VII p. Krishtit.

Me interes të madh për vizitorin në Apoloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori