Qeveria e Austrisë njoftoi të premten një paketë ndihme për qytetarët e prekur nga rritja e çmimeve të energjisë, duke iu bashkuar shumë vendeve evropiane që përpiqen të zbusin krizën financiare të familjeve.

Pothuajse të gjitha familjet në Austri do të marrin një përfitim të vetëm prej 150 eurosh, njoftoi kancelari Karl Nehammer.

ZRRE-ja e shtyn afatin për ofrimin e komenteve në lidhje me tarifat e reja të energjisë ZRRE-ja e shtyn afatin për ofrimin e komenteve në lidhje me tarifat e reja të energjisë

Përafërsisht 750 mijë qytetarë që bëjnë pjesë në kategorinë e personave të rrezikuar do të marrin dyfishin e shumës, raporton reuters.

Përveç kësaj, shteti ka vendosur të pezullojë paushallin për energjinë e gjelbër, e cila do t’i kursejë çdo familjeje rreth 100 euro ndërsa industrisë së mesme tregtare rreth 67 mijë euro.

Paketa e ndihmës prej 1.7 miliardë eurosh synon të “parandalojë krizat”, tha Ministri i Financave, Magnus Brunner.

Në Austri, si në shumë vende të tjera, çmimi i energjisë është rritur ndjeshëm muajt e fundit.

Në dhjetor, kostot e energjisë ishin 24 për qind më të larta se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Nafta për ngrohje u rrit me 44 për qind dhe benzina me 31 për qind. /Telegrafi/