Rriten rastet e mashtrimeve në Pollog

Gjithnjë shkon në rritje numri i denoncimeve për mashtrime në rajonin e Tetovës. Për dallim nga e kaluara, kohëve të fundit janë shfaqur mashtrues të cilët janë prezantuar në mënyrë të rreme si menaxherë të objekteve tregtare dhe u kanë kërkuar personave të mashtruar që të blinin lloje të ndryshme produktesh dhe t’ua paguanin personave që do të vinin për të marrë produktet. Nuk mungojnë as mashtrimet e llojeve të ndryshme, për kinse festa familjare nëpër disa hotele në Tetovë dhe Gostivar, thotë zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë Fatmir Rexhepi. “Më herët kishte të regjistruara mashtrime të disa karaktereve, ku kinse ishin caktuar festa familjare, seminare, promovime e kështu me radhë dhe më pas në ‘lojë’ hynë një ose dy persona të cilët kërkonin dhe merrnin para nga të mashtruarit për kinse blerje dekorimi, shërbime kameramani dhe gjëra të tjera, të cilat do të kompensoheshin nga organizatori fiktiv i festimeve në ato ambiente, që nuk u organizuan më pas”, njofton për gazetën “Koha”, zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë Fatmir Rexhepi.
Sipas tij, është mbi 20 numri i mashtrimeve në rajonin e Pollogut, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti. “Gjatë vitit të kaluar në zonën që mbulon Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, janë raportuar gjithsej 84 mashtrime, prej të cilave 37 në Tetovë dhe 47 në Gostivar. Shumica e tyre janë të rrumbullaksuara me parashtresat përkatëse.
Ndryshe, disa nga kallëzimet ndiqen në rrugë zyrtare, e disa në rrugë private. Deri më tani gjatë këtij viti, numri i mashtrimeve të raportuara është 20 prej të cilëve 3 në Tetovë dhe 17 në Gostivar. Shumica e këtyre mashtrimeve janë zbardhur dhe janë përgatitur parashtresat përkatëse kundër personave të involvuar”, theksoi zëdhënësi Rexhepi. Nga policia e Tetovës, bëjnë të ditur se vetëm gjatë muajit mars tre persona nga Tetova janë arrestuar nga pjesëtarët e policisë së Tetovës, nën dyshimin se në periudhën nga shtatori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti kanë kryer dhjetëra mashtrime në rajonin e gjerë Tetovë-Gostivar, më së shpeshti të gjithë personave të mashtruar i’u kanë trilluar të njëjtin tregim. “Ata janë prezantuar në mënyrë të rreme si menaxherë të objekteve hotelierike dhe kanë kërkuar personave të mashtruar që të blinin lloje të ndryshme produktesh, dhe t’ua paguanin personave që do të vinin për të marrë produktet, t’ju japin atë që kishin porositur fillimisht si dhe shuma të caktuar të parave dhe pasi që t’i pranonin porosinë do t’u paguanin fondet e nevojshme për shërbimin”, deklaroi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Nga policia kanë apeluar deri tek qytetarët që të jenë më syçelë kur komunikojnë me njerëz të panjohur dhe që kanë oferta të dyshimta dhe rastet e këtilla t’i paraqesin menjëherë në polici. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës