LAJMI I FUNDIT:

Rriten rastet me COVID-19 te të rinjtë, Italia mbyll klubet e natës

Rriten rastet me COVID-19 te të rinjtë, Italia mbyll klubet e natës

Nga e hëna, Italia do të mbyllë klubet e natës dhe do ta bëjë të detyrueshme bartjen e maskave gjatë natës në disa zona të vendeve të hapura.

Kjo është rivendosja e parë e kufizimeve, pas rritjes së rasteve me COVID-19 në gjithë vendin, veçanërisht në mesin e të rinjve.


Fotografitë e turmave të pushuesve të rinj që vallëzojnë dhe pinë natën, ishin në faqet e para të gazetave italiane, raporton AFP.

Rastet e reja gjatë javës së kaluar në Itali, vendi i parë evropian që u godit rëndë nga COVID-19, ishin më shumë se dyfish nga ato të regjistruara tre javë më parë dhe mosha mesatare e personave që u infektuan ka rënë nën 40.

Rregullat e reja do fillojnë të hënën – dy ditë pas një feste italiane, ku shumë të rinj italianë dalin jashtë për të festuar – dhe do të zgjasin deri në fillim të shtatorit.

Bartja e maskës do të kërkohet nga ora 6:00 deri në 18:00 në zonat afër bareve ku ka më së shumti tubime.

Sipas agjencisë së lajmeve DPA, përcjell REL, të gjitha klubet, përfshirë ngjarjet në vendet e hapura dhe klubet e plazhit, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 shtator.

Ekspertët dhe politikanët kishin paralajmëruar se rihapja e shkollave mund të rrezikohet nga rritja e numrit. Shkollat pritet të rifillojnë më 14 shtator pas pushimit të verës.

“Ne nuk mund të dëmtojmë sakrificat e bëra në muajt e kaluar. Prioriteti ynë duhet të jetë ai i hapjes së shkollave në shtator, me siguri të plotë”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza në Facebook.

Speranza të shtunën u bëri thirrje të rinjve që të jenë sa më të kujdesshëm, pasi “nëse infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre, ata rrezikojnë të krijojnë një dëm të vërtetë”.

Qeveria kishte mbajtur klubet e hapura pavarësisht kritikave të mëdha se ata tërhoqën turma, se distancimi shoqëror nuk po respektohej dhe maskat nuk po barteshin.

Kjo industri ka të ardhura vjetore prej 4 miliardë eurosh, sipas grupit të lobit të këtij sektori Silb, që i bëri thirrje qeverisë për mbështetje.

Ministri i Industrisë, Stefano Patuanelli, pranoi se do të ketë dëme ekonomike, por ai shtoi se nuk ka ndonjë alternativë.

Të dielën, 479 raste të reja u konfirmuan, kurse te shtunën 629. Që nga shpërthimi i COVID-19 më 21 shkurt, Italia ka regjistruar më shumë se 35 mijë vdekje.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori