LAJMI I FUNDIT:

“Rriten dhe ushqehen nga Titua”

“Rriten dhe ushqehen nga Titua”
Ilustrim

Nga: Kastriot DervishiAli

Ali Aliu pedagog i katedrës së letërsisë shqiptare për fëmijë dhe Ibrahim Rugova punonjës shkencor në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë, bënë një vizitë të Shqipëri në vitin 1974. Si për çdo rast, përgatitej nga një relacion nga shokët që e shoqëronin.


Në relacionin e datës 11 qershor 1974, nënshkruar nga dy shoqërues intelektualë, midis të tjerash thuhej:

“Si Ali Aliu, ashtu dhe Ibrahim Rugova janë përfaqësues të inteligjencies së re borgjeze që po rritet dhe ushqehet nga Titua në Kosovë … Ibrahim Rugova ishte njeri që fliste pak, i menduar, blinte shumë”.