LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet në Kinë për 1.9%

Rriten çmimet në Kinë për 1.9%

Niveli i çmimeve në ekonominë e dytë më të madhe në botë u rrit me shumë se ç’pritej si për konsumatorët edhe për prodhuesit. Inflacioni u rrit me 1.9 për qind me bazë vjetore për Shtatorin, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit me 0.1 për qind, që është rritja e parë në 4 vite.

Indeksi i çmimeve të konsumit në Kinë pritet në 1.6 për qind me bazë vjetore, ndërsa për çmimet e prodhimit pritej një rënie me 0.3 për qind. Në muajin Gusht, çmimet u rritën më pak se sa pritej apo me 1.3 për qind me bazë vjetore, ndërsa çmimet e prodhimit ranë me 0.8 për qind.


Të dhënat po shqyrtohen për të parë gjendjen e ekonomisë kineze ndërkohë që zhvendoset nga aktiviteti i prodhimit drejt konsumit. Rënia e çmimeve të prodhimit është ngadalësuar muajt e fundit si çmimet e lëndëve të para kanë dalë prej rekordit të ulët.

Kjo mund të sjellë një përmirësim të fitimeve në korporata, që mbajë një borxh prej 18 trilionë dollarë. Prej valutave, dollari Australian u rrit me publikimin e të dhënave, duke prekur 0.7603 kundrejt atij amerikan.

Kina është një treg kyç eksporti për Australinë. Të dhënat kanë ndikuar pozitivisht në bursat aziatike dhe në hapjen e atyre europiane. Rritja e çmimeve vjen pas treguesve për një ngadalësim të aktivitetit në Kinë. Të dhënat e ditës së Enjte treguan një rënie të eksporteve me 10 për qind për Shtatorin, duke tkurrur sufiçitin tregtar të Kinës. /Telegrafi/