LAJMI I FUNDIT:

Rrihet dhe grabitet, flet e moshuara nga Maliqi: Më mori 10 mijë euro kursime

Rrihet dhe grabitet, flet e moshuara nga Maliqi: Më mori 10 mijë euro kursime

Një grua 67-vjeçare ka rënë pre e dhunës dhe grabitjes në Pirg të Maliqit disa ditë më parë.

Një person i maskuar, ende i paidentifikuar nga i është futur në shtëpi dhe i ka grabitur 10 mijë euro, të cilat e moshuara pretendon se i ka mbledhur nga shitja e tokave pasi fëmijë nuk ka.

Për mediat Luljeta Hoxha ka treguar sesi autori i grabitjes e lidhi dhe e rrahu derisa i ra të fikët.

“Deri në orën 10 pa 20 isha zgjuar, rashe të flija dhe ikën dritat. U hap porta, unë isha shtrirë, erdhi një trup i gjatë dhe m’u hodh sipër. Leket me tha se të vrava. I thoja se nuk kam lek, vetëm pensionin. Leket me tha përsëri se të vrava. Me lidhi duart dhe gojën me një leckë dhe litar, dhe me godiste. Me mori zvarrë nga dhoma tjetër, e më kërkonte përsëri lek. Nxori thikën. Me goditi me shkelma”, tha ajo.

“Leket i kisha kursime sepse kisha shitur tokat. Mendoja të kisha lekët për t’u pleqëruar e varrosur. 10 mijë euro mi mori. Në divan i kisha fshehur, aty ku flija. I gjeti vet. Policia erdhi pasi u përmenda. Kam dhimbje të mëdha”, tha e moshuara.

“Shkova në komshinjtë, kërkova ndihmë. Isha e goditur dhe me ënjtje. Lajmëroi policinë komshia, në pyetën dhe u tregova. Me mori policia me solli pa ndjenja në spital. Nuk kam dyshime kush mund të jetë, nuk e di”, tregon mes dhimbjes e moshuara, raporton Top Channel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori